KB Lipjani ka arritur që me vështirësi ti siguroj disa lojtarë shumë kualitativ Amerikan dhe po tregohet e denjtë kundër ekipeve më të mira, por limitet e klubit janë tek ana financiare.
Asnjë nga lojtarët nuk paguhet dhe normalisht pa stimulimin e duhur financiar nuk mund të performojnë siq duhet andaj për këtë arsye kryesia e klubit i'u fton dhe kërkon ti ndihmoni financiarisht.
Nga kryesia thuhet se për ata biznismenë që nuk kanë besim tek ta mund të marrin përsipër pagesën drejtëpërdrejt tek lojtarët.
Synim i klubit për këtë sezon do të jetë mbetja në ligë.

