Stublla - TermoLabi dhe Egzonita - Prugoci do të jenë dy ndeshjet e para qerek-finale të playoffit në këtë sezon të Liga Total, këto dy ndeshje do të luhen këtë vikend.
Stublla që arriti për herë të parë në histori të saj të siguroj playoff-in dhe këtë e bëri me shumë stil duke mposhtur që të dy ekipet lidere si Dobrajën në fillim të stinorit e poashtu edhe Mercedesin në javën e parafundit llogaritet si favorite e lehtë në letër përball skuadrës së TermoLabit të cilët nuk ishin gjatë tërë sezonit në pozitat e para por nuk e patën aspak të vështirë të jenë pjesë e playoff-it në fund të sezonit, fituesi i kësaj ndeshje luan në gjysëm-finale përballë liderëve të Mercedes Benz.
Ndeshja e dytë qerek-finale luhet mes ekipeve prishtinase Prugocit dhe Egzonitës, Prugoci që tani e disa vite është pjesë e Ligës Total këtë sezon u paraqitë shumë më mirë se herave tjera duke qenë e pamposhtur në gjysmën e parë të stinorit dhe duke e përfunduar superligën në pozitën e katërt, bomberi i skuadrës gjatë këtij sezoni dhe shtyllë e suksesit ishte Top-Golashënuesi, Leonik Mehmeti ndërsa skuadra u bë akoma më serioze me transferimin e Florim Sadikut në javën e gjashtë, Egzonita në anën tjetër janë një skuadër mjaftë e njohur për publikun e Liga Total me lojtar që më parë kanë qenë dhe fitues në playoff si Fitim Rushiti, Besnik Selmani dhe Enis Hoxha.
Qka e bënë akoma më interesant playoff-in e këtij sezoni është se skuadrat e Mercedes dhe Ardeno-s (Dobrajës) kanë dështuar shumë herë në fazën përfundimtare dhe nuk mund të konsiderohen aspak favorit para katër ekipeve të tjera.

