Informohu në çdo moment.

May 30, 2020

Në superligë edhe falë Diorit, transferi i janarit që i siguroi 6 pikë Arbërisë


Dior Zabërgja u transferua tek KF Arbëria në merkaton dimërore, por vetëm për pak kohë ai tregoi vetën duke qenë shtysa e fundit drejt superligës për skuadrën nga Dobraja.

Një gol e shënonte kundër Ramiz Sadikut në debutim për t'i siguruar Arbërisë fitoren e parë të gjysëm- stinorit pranveror, teksa edhe në javën pasuese realizonte dy gola të bukur në "Sami Kelmendi" për të ndihmuar në fitoren e dytë radhazi të pranverës me ç'rast bëri edhe tifozët vendas "Stuhia e Kuqe" që të qmendeshin pas tij.

Diori ndihmoi "kuqezinjtë" të rrisnin epërsinë me pozitën e tretë në tabelë nga një në pesë pikë qka edhe ndikoi në arritjen historike të Arbërisë, kalimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Zabërgja kishte kontratë me klubin deri në verën e këtij viti, teksa pas inkuadrimit në elitë ai dhe drejtuesit do të ulen të bisedojnë edhe një herë në lidhje me të ardhmën. E rëndësishmja është që futbollisti u përshtat shpejtë me skuadrën dhe ndihmoi në suksesin historik.

SportLajm, 30 Maj 2020

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments