Informohu në çdo moment.

May 30, 2020

Ndarja e dëmshme, as Minatori as Faruk Statovci në ligë të parë


Ndarja e dimrit në mes trajnerit nga Podujeva, Faruk Statovcit dhe KF Minatorit doli të ishte e dëmshme për të dyja kampet si për teknikun e njejtë edhe për klubin nga Magurja.

FFK vendosi të përfundonte sezonin aktual në ligën e parë me renditjen aktuale që do të mirrej si përfundimtare duke lënë kështu edhe për të paktën një sezon në ligën e dytë si Minatorin e poashtu edhe klubin aktual të Statovcit, KF Bashkimin nga Koretini.

Minatori pa Faruk Statovcin në krye të skuadrës ka humbur dy takime nga dy të luajtura duke u mposhtur si nga rivali direkt A&N e poashtu edhe nga Dardanët, teksa Statovci aventurën e re e ka filluar me një barazim dhe një fitore por duke mos arritur më lartë se pozita e tretë në tabelë.

Nëse Statovci hipotetikisht do të vendoste të qëndronte në Magure dhe asnjë nga futbollistët nuk do të largohej atëher Minatori do të kishte shumë gjasa të inkuadrohej në ligën e parë, pasi krejt çka do t'i duhej do të ishte fitorja kundër A&N brenda në Magure, aty ku "Xehëtarët" nën drejtimin e teknikut llapjan ishin të pamposhtur duke numëruar pesë fitore dhe dy barazime gjatë gjysëm-stinorit vjeshtor.

SportLajm, 30 Maj 2020

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments