SportLajm ka renditur nga më i miri tek më i dopti turnetë e sivjetëshëm në Komunën e Lipjanit (përfshirë turneun Besim Sopa që ka qenë me ekipe shumicë nga Lipjani), si kritere për vlerësim janë marrë: interesimi i shikuesëve, organizimi, befasitë, referimi, finalja, shmangja e problemeve dhe kualiteti i skuadrave, teksa dallime dhe aq të mëdha nuk ka pasur pasi të gjithë turnetë kanë pasur anët e tyre pozitive.
Vendi i pare në renditjen e krijuar nga SportLajm shkon për Turneun "Ismail Luma" me 63 pikë nga 70 të mundshme, e për ketë sukses patën meritë të madhe stafi dhe shikuesit që në organizim e në interesim morën notën 10, gjithashtu në top turneun e këtij viti pati befasi të mëdha me 4 skuadra që nuk pritej të cilat arritën gjysëm-finalet duke marrur kështu dhe në kategorinë befasitë notën maksimale, notë kjo që i uli pike turneut në finale e në kualitet, referimi ishte një nga ngecjet e turneut numër një të vitit sipas SportLajm. 63/70. (9.0)
Pozitat 2,3,4 ishin shumë të vështira të përcaktoheshin dhe u ndanë mes tyre me vetëm 1 pike dallim, Finalja mes 7 Vëllezërit dhe Europlast 333 ishte përcaktuese që Turneu komunal "Kupa e Diasporës" të renditej në pozitën e dytë në ketë listë, njëkohësisht nga të gjitha kategoritë e nga të gjithë turnetë e zhvilluar vetëm kjo finale ka marrë notën 10 me yll, ky turne nuk pati as më të voglin ekses teksa edhe kualiteti ndër të tjera u vlerësua me notën 8, pika të dobëta të turneut ishin deri diku referimi dhe organizimi jo aq i mirë në raundet e para. 61/70 (8.71)
Vendet 3 dhe 4 ndahen mes turneve "Ibrahim Krasniqi dhe Besim Sopa" të cilët në vlerësimin e SportLajm morën 60 pikë nga 70 të mundëshme, "Ibrahim Krasniqin" e madhështoi finalja e zjarrtë mes Bryma Tex dhe 7 Vëllezërit si dhe organizimi teksa në "Besim Sopa" vlerësohen lartë interesimi i pubikut si dhe shmangja e problemeve. 60/70 (8.57)
Numër 5 në renditje është turneu "Prilli '99" të cilin SportLajm e falenderon për bashkpunimin dhe shpërndarjen e postimeve dhe qasjen në informacion gjatë zhvillimit të tij, Prilli '99 merr nota të larta (8,9) në gati të gjitha kategoritë por jo maksimale, vitin tjeter me shumë mundësi do ketë avansim akoma më të madh të këtij turneu që po paraqitet qdo herë e më mire vit pas viti. 58/70 (8.2)
Vendi i gjashtë i takon "Selatin Morinës", ky turne po ta kishte organizimin pak më të mirë dhe interesimin më të shumtë nga shikuesit gjatë ndeshjeve para-finales atëher pa dyshim që do kryesonte në renditje pasi referimin dhe finalën i ka pasur të nivelit më të lartë të mundshëm e gjithashtu ka arritur mjaftë mirë ti përballojë problemet duke marrur notë maksimale në të trija këto kategori 56/70 (8.0).
Në pjesën e dytë të tabelës kanë përfunduar këta turnirë:
7. Shaqir Hoxha - djemtë e rinjë i'a dolën mjaftë mirë që ta rikthejnë turneun pas disa viteve munges por ndoshta periudha kur ky turne u luajt dhe shpërblimet e vogla ndikuan që skuadrat të ishin më të dobta e edhe finalja po ashtu 52/70 (7.4)
8. Nevzat Rrahmani - në Gadime u munduan ta organizonin një turne për nderë të Nevzat Rrahmanit por nuk i'a dolën dhe aq mirë, kualitet e ekipe të mira nuk pati teksa nga moti i keq u detyrua të luhej në 3 terrene të ndryshme (beton, parket, fushë artificiale) 48/70 (6.85)
9. Turneu i pavarësisë - turne shkel e shko i organizuar nga komuna për argëtim dhe për qeshtje rekreacioni, doli të jetë pak më i mirë se vetin e kaluar por ende duhet rrugë e gjatë për të kaluar më lartë në tabelë, por për këtë herë 46/70 (6.5)
Comments system
Disqus Shortname
Popular Posts
-
Blerim Llugiqi, Jahir Krasniqi dhe Fadil Sopa udhëheqin në listën e kryesisë së re tek KF Arbëria, të zgjedhur unanomisht gjatë dy mbledh...
-
KF Lipjani sipas të gjitha gjasave do të besoj në talentin e Qendrim Nezirit dhe Fisnik Zaskokut për të ruajtur portën gjatë sezonit të p...
-
KF Arbëria e grupmoshës së 15 vjeçarëve po korrë sukses të madh në garat e shkollave të futbollit për rajonin e Ferizajit, skuadra e traj...


