KF Lipjani ka mësuar se nuk është pjesë e ligës së dytë për sezonin e ri por do bëjë gara në ligën e tretë që me shumë gjasa do të jetë e ndarë në regjione.
Ky lajm i hidhur për skuadrën e re që po kryen një fazë përgaditore të mirë erdhi nga zyrtarët e FFKsë të cilët publikuan skuadrat që do marrin pjesë në ligën e dytë e ku nuk shihet emri i skuadrës të sapo-formuar të qytetit.
Deri para pak ditëve tek klubi kishte shpresë për pjesë-marrje në ligën e dytë pasi KF Lipjani kishte filluar punën në sezonin e kaluar por kishte bërë kërkes në FFK për të marrë leje për një vit pauzë deri në organizimin e ekipit senior, tashmë shpresat e klubit për ligën e dytë janë venitur.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Jeton Gashi do bëjë pjesë në ligën e tretë ku dhe do jetë një nga top favoritët për të kaluar në rangjet më të larta të garave.


