Informohu në çdo moment.

Aug 11, 2019

Minatori mëson kundërshtarët, favorit kryesor pavarësisht unifikimit të ligës!

Skuadra e KF Minatorit dhe 15 ekipet e tjera që arritën të ishin në mesin e 8 më të mirave të sezonit të kaluar në ligën e dytë A dhe B do jenë pjesë e sezonit të ri në ligën e dytë të unifikuar.

Liga e dytë ketë sezon ka ndryshuar, dhe skuadra e talentuar e Minatorit nga Magurja e Lipjanit do të duhet të garojë me kundërshtarë nga gjithë Kosova e jo vetëm nga regjioni siq ishte deri më tani. Kësisoji, Xehëtarëve të Faruk Statovcit përveq që i'u duhet të mposhtë skuadra si Bashkimi Koretin e Kika tani në mesin e rivalëve të mëdhenjë që do kërkojnë një vend në ligën e parë për sezonin e ri shtohen edhe skuadra të tjera të forta si Rahoveci, Fushë Kosova dhe Kosova e Prishtinës.

Pavarësisht shtimit të konkurrencës për Minatorin synimi mbetet po i njejti... një vend në ligën e parë të sezonit 2020/21.

Gjatë sezonit të kaluar skuadra nga Magurja bëri një sezon spektakolar dhe vetëm për 2 pikë nuk i'a doli të kalonte në ligën e parë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments