4-2 në favor të skuadrës së sapo-formuar ka përfunduar takimi i sotëm mes KF Lipjanit dhe KF Vjosës, ndeshja u luajt në stadiumin e qytetit në Shtime.
Thënia e famshme "Dita e mirë shihet në mëngjes" u vërtetua edhe sot në takimin e zhvilluar në Shtime në mes KF Vjosës dhe KF Lipjanit, Seferi i musafirëve shënoi qysh në start teksa më pas gol shënoi edhe i riu Dashnim Hyseni për një fillim të ndeshjes ëndrras për KF Lipjanin që në këtë ndeshje u paraqit shumë më serioze dhe me fanella të reja e gjithashtu formacion të ndryshuar nga ndeshjet e kaluara, ku debutoi dhe mbrojtësi Dardan Berisha që kishte luajtur më parë për Arbërinë e Drenasin në ligën e parë.
Pjesa e dytë nuk ishte dhe aq e mire për skuadrën e Jeton Gashit pasi ai inkuadroi në lojë të gjithë lojtarët ndërsa edhe për skuadrën e Vjosës debutuan disa lojtarë të rinjë si Shkumbim Salihu ish-lojtar i Ferizajit e Vllaznisë së Pozheranit dhe rezultati u barazua përkohësisht nga skuadra vendase por më pas iniciativa kaloi në anën e KF Lipjanit të cilët shënuan dhe dy here të tjera me anë të Gzim Jasharit dhe Jehon Qeriqit për rezultatin përfundimtar Vjosa 2-4 Lipjani.
Jeton Gashi ishte mjaftë i lumtur dhe i gëzuar me paraqitjen e djelmoshave të tij, teksa thotë që ky ende nuk është maksimumi dhe skuadra do arrijë nivele Akoma më të larta.
Jeton Gashi ishte mjaftë i lumtur dhe i gëzuar me paraqitjen e djelmoshave të tij, teksa thotë që ky ende nuk është maksimumi dhe skuadra do arrijë nivele Akoma më të larta.

