Informohu në çdo moment.

Aug 7, 2019

Adonis Sopa fantastik, Raufoss afër superligës norvegjeze!

18 vjeçari nga Lipjani Adonis Sopa po vazhdon shkëlqimin me skuadrën e Raufoss e cila për momentin ndodhet në maje të ligës së dytë Norvegjeze.

Raufoss IL mbanë pozitën e katërt në ligën e dytë të Norvegjisë me 28 pikë (9 fitore 1 barazim & 6 humbje) dhe është në rrugën e duhur për të kërkuar playoffin dhe ngjitjen në eliten e futbollit të shtetit nga Skandinavia.

Skuadra e Raufoss ka një organikë me lojtarë shumë të rinjë dhe me potencial të madh për të shpërthyer e për tu transferuar më pas në top ligat europiane, ndër të cilët më së shumti po dallohen Indoneziani Ikhsan Fandi dhe futbollisti nga Lipjani Adonis Sopa.
Sopa jep kontributin e tij dhe për skuadrën e moshave të Raufoss IL ku padyshim është ylli kryesor i skuadrës teksa paraqitjet e tij fantastike me skuadrën e të rinjëve e kanë bindur trajnerin Christian Johnsen ti japë lojtarit të ri shumë minuta me skuadrën A e po ashtu ai ka bindur edhe trajnerin e përfaqësuesës Kosovare U-19 Ramiz Krasniqin që ta ftojë në ndeshjet e kësaj të fundit.

Adonis Sopa është formuar si futbollist në shkollat e futbollit KF Ulpiana dhe KF Besëlidhja.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments