KF Arbëria ka arritur fitore të lehtë por të madhe kundër KF Ferizajit me rezultat 1-0 në shtëpinë e këtyre të fundit.
Stuhia e kuqe nuk di të ndalet, ekipi dobrajas nuk po ka konkurrencë në ndeshjet përgaditore ku pas fitoreve kundër KF Lipjanit, Vitisë dhe Kekut tashmë i'a ka dalë ta mposhtë dhe Ferizajin e Superligës.
Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Agon Llugiqi, teksa sinjale pozitive dha mbrojtja e ekipit nga Dobraja, tashmë tek lojtarët e Nuhi Bahtirit po egziston një frymë pozitive ekipore.
Skuadrën e KF Arbërisë po e ndihmojnë dhe bashkëvendasit nga Dobraja të cilët nuk po hezitojnë të kontribojnë për ekipin e zemrës.

