Informohu në çdo moment.

Aug 3, 2019

Vlerësimi i gjyqtarëve të turnirëve të sivjetshëm (Speciale)

Në përditshmëri ata gjykojnë, por sot SportLajm ka vendosur ti gjykojë ata.

Vetëm në këta muaj të verës në komunën e Lipjanit janë zhvilluar katër turne, teksa deri më tani gjatë këtij viti në po të njejtin lokacion janë zhvilluar plotë nëntë të tillë, me Kupën e Pavarsisë që ishte gara e parë futbollistike e vitit dhe Kupën e Diasporës që me 90 për qind të gjasave mbyll këtë periudhë të ngjeshur me turne pasi turneu që vjet është mbajtur në Topliçan në muajin Gusht është në pikpyetje të madhe se do zhvillohet apo jo.

Dhjetra gjyqtarë na kanë përcjellur gjatë më shumë se 500 ndeshjeve të zhvilluara, disa prej tyre na kanë lënë shije të hidhur me gabime të një pas njëshme e madje edhe me mendjemadhësi të tepruar e disa të tjerë na kanë kënaqur dhe kanë kontribuar shumë në mbarvajtjën e kompeticioneve përkatëse.

SportLajm ka qenë prezente në të paktën dy netë ndeshjesh të secilit turne që është mbajtur në qytetin e Lipjanit (përfshirë dhe turneun Besim Sopa në Gjurkovc, Shtime) dhe për secilin grup referësh të turneve ka krijuar vlerësimin personal:

1. Kupa e Pavarsisë (Shkurt, 2019)
Ky turnir ishte padyshim më i dopti ndër të tjerët sa i përket organizimit e kualitetit por referimi nuk ishte dhe aq keq, andaj duke parë situatën dhe llojin e turneut (shkel e shko) gjykimi vlerësohet me notën 7.0

2. Turneu Nevzat Rrahmani (Mars, 2019)

I luajtur mes fushës së fshatit, fushës artificiale dhe parketit turneu nuk zhgënjeu dhe doli të jetë jo dhe aq i keq, megjithatë pati disa ankesa për favorizime qofshin ato të sakta apo jo.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 7.0

3. Turniri Tradicional "Prilli '99"(Prill, 2019) 
Bajram Shillova ishte showmen si qdo herë teksa Alban Zejnullahu si gjithmonë më i rezervuar dhe më sy hapur në lojë referuan mjaftë mirë një turne që po të zhvillohej disa muaj më pas ndoshta do arrinte shifren e 100 ekipeve pjesëmarrëse, megjithatë ankesa të skuadrave drejtë gjyqtarëve pati plotë sidomos me arsyen e favorizimit të ekipeve vendase.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 7.5

4. Turneu "Shaqir Hoxha" (Prill, 2019)
Turneu doli sukses i plotë duke marrë parasysh kohën në dispozicion për ta krijuar atë, shpërblimet dukshëm më të vogla se të turneve të tjerë e fushën artificiale që tashmë veç se ishte bërë bajat, në këtë turne nuk pati ndonjë ekses ose diqka të ngjashme dhe nuk pati shumë ankesa për referim.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 8.0


5. Turneu "Xhavit Kozhani" (Maj, 2019)
Turneu që deri në momentin e zhvillimit të tij konsiderohej si më i madhi në rajon nuk i arriti pritshmëritë, ekipe pati plotë por lojët kualitative, organizimi i mirëfilltë dhe referimi nuk ishte në nivelin e duhur. Ndoshta shkak kyq për referim jo të denjtë ishin numri i lartë i ndeshjeve (plotë 107) dhe pagesa jo e mjaftueshme për gjyqtarë.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 6.5

6. Turneu "Ibrahim Krasniqi" (Qershor, 2019)
Turneu i këtij viti në Smallushë ishte me qindra herë më i mirë në të gjitha aspektet se ai i vitit të kaluar duke përfshirë këtu edhe referimin, me treshen Alban Zejnullahu, Gentrit Zogaj, Granit Bytyqi që ishin në nivel të detyrës.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 8.5

7. Turneu "Besim Sopa" (Qershor, 2019)
Edicioni i parë shumë i suksesëshëm na bënë të mendojmë se sa më i mirë do jetë ai i vitit tjeter, në Gjurkovc gjithqka funksionoi duke nisur nga organizimi, stafi e deri tek referimi i dyshës Ardi Rushiti & Milot Rexhepi që ishte gati se perfekt dhe ndër më të mirët e të gjithë turneve të sivjetmë.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 9.0

8. Turneu "Selatin Morina" (Korrik, 2019) 
Turneu nuk u organizua aq mire dhe kjo gjë ishte e dukshme, gjithashtu dhe tifozët munguan por kur vje puna te gjyqtarët asgjë e keqe nuk mund të thuhet normalisht ankesa nga humbësit ka gjithmonë por në sytë e SportLajm referimi në Selatin Morina ishte më i miri nga të gjithë turnetë e tjerë dhe afër perfektes.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 9.5

9. Turneu "Ismail Luma" (Korrik, 2019)
Pa as edhe dyshimin më të vogël turneu numër një i vitit, gjithqka fantastike qysh nga organizimi e deri tek transparenca e befasitë e shumta por me një problem "të vogël", gjyqtarët në Ismail Luma nuk ishin në krye të detyrës, ata bënë gabime të shumta dhe nuk treguan aspak cilësi në dallim të madh nga stafi i turneut që u përkujdesën që gjithqka të shkonte mirë.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 6.5


10. Turneu "Kupa e Diasporës"(Korrik/Gusht 2019)
Definitivisht pritej shumë më shumë nga gjyqtarët e këtij turneu, e nisën natën e parë të ndeshjeve në mënyrë perfekte, por puna arriti deri aty ku në vazhdim nga monotonia referit të mos i interesoj për lojtarin e lënduar por të shtyjë në vazhdimin e lojës me të gjitha kushtet vetëm që të mbaronte më shpejtë punën e tij, pika më e dobët e referimit erdhi në ndeshjen qerek-finale në mes Alfa.I - Arabica Caffe teksa në ndeshjen finale referimi ishte pothuajse në nivel, pritet më shumë vitin tjetër, pasi ky turne i kishte të gjitha karakteristikat për të dhuruar spektakël.

-Pozitiv ishte ndalimi i lojës kur në xhaminë e qytetit intonohej ezani.

Gjykimi në këtë turne vlerësohet me notën 6.5.

3 Gjyqtarët më të mire gjatë këtyre gjashtë muajve të mbushur me futboll sipas SportLajm ishin:
- Milot Rexhepi: 9.5
- Alban Zejnullahu 9.0
- Ardi Rushiti 8.5

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments