Edhe Arbëria nga Dobraja ka mësuar dje kalendarin e saj për gjysmë sezonin vjeshtor në ligën e parë, skuadra e Nuhi Bahtirit ka start të lehtë por më pas gjërat komplikohen disi.
Arbëria mund ta nis stinorin e ri siq është më së miri, kjo pasi që tre ndeshjet e para i luan me kundërshtarë të barabartë siq janë Drenasi, Ramiz Sadiku dhe 2 Korriku, testin e parë të vështirë Arbëria e zhvillon si vendas kundër Besës në javën e katërt teksa më pas deri në javën e nëntë luan me Malishevën, Kekun, Vllazninë, Vitinë e Dardanën.
Gjiro e dhjetë e përball skuadrën e Arbërisë me një nga favoritët e mëdhenjë e madje ndeshja luhet si musafir kundër skuadrës së Lirisë, pas ekipit nga Prizreni "Stuhia e Kuqe" do presë ekipin tjetër favorit të Vëllaznimit e më pas i shkon një tjetër skuadre të fortë si Istogu para se të presë Trepçën si vendas në ndeshjën e javës së 13të.
Dy javët e fundit i sjellin Arbërisë dy sfida tejet interesante, derbin lokal me Ulpianën e Megzon Visokës si dhe përballjen me skuadrën simpatike të Onix nga Banja.
Arbëria duhet të shfrytëzoj startin e kampionatit për të qenë më pas më mirë në tabelë, nga 5 javët e para janë 4 skuadra të cilat mund të mposhten pasi kanë të njejtin nivel ose janë më të dobët se Dobrajasit, nëse skuadra dështon në këto takimet e fillimit të kampionatit atëher mbijetesa do jetë "ekstra" e vështirë dhe ndoshta edhe e pamundshme.




