Informohu në çdo moment.

Aug 1, 2019

Kalendar jo i lehtë për Ulpianën, ndeshjet kryesore luhen në shtëpi!

Sot, KF Ulpiana ka mësuar kalendarin e saj për sezonin e ri të Ligës së parë, gjysma vjeshtore do startojë brenda në "Sami Kelmendi" kundër Istogut, teksa do mbyllet në udhëtim tek Vëllaznimi.

Kalendari për ligën e parë nuk ka qëlluar të jetë dhe aq i lehtë për skuadrën e Ulpianës që drejtohet nga trajneri i ri Megzon Visoka, Bardhë e kaltërit Lipjanas e nisin këtë vit kalendarik me 3 ndeshje të vështira kundër Istogut, Trepçës e Lirisë për të vazhduar më pas me disa ndeshja disi më të lehta kundër Onix, Drenasit e Ramiz Sadikut e 2 Korrikut.

Java e 8 rikthen sfidat e vështira pasi Ulpiana pret në "Sami Kelmendi" Besën favorite, e pastaj kundërshtarët deri në javën e dymbëdhjetë janë Malisheva, Keku, Vllaznia Pozheran dhe Vitia.
Tre gjirot e fundit i përballin "Tigrat" me rivalët e Dardanës, Arbërinë në derbin lokal e krejt në fund me gjigantët e Vëllaznimit.

Fatmirësisht për skuadrën e KF Ulpianës, ndeshjet kryesore të këtij gjysëm-sezoni do zhvillohen brenda qytetit ku do vijnë kundërshtar si Liria, Besa dhe Keku teksa në udhëtim luajnë vetëm kundër Trepçës e Vëllaznimit nga skuadrat "e forta".

SportLajm parashikon që Ulpiana do e kaloj si është më së miri këtë gjysëm-sezoni dhe në total do arrijë të rrëmbej nga 27 deri në 31 pikë të mjaftueshme këto për të siguruar qysh në vjeshtë mbijetesën dhe për të qenë në pozitat e larta të tabelës.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments