Informohu në çdo moment.

Aug 2, 2019

Finale për notën 10, 7 Vëllezërit kërkojn hakmarrjen kundër Europlast.

Europlast dhe 7 Vëllezërit luajnë sonte nga ora 21:00 në finalen e turneut komunal "Kupa e Diasporës".

Mposhtën secilën skuadër që i'u doli para qoftë ajo e fortë apo e lehtë, por tani në finale kanë që të dya skuadrat një provë të vështirë ku do përballen me njëra-tjetrën.

Bajram Ramadani ishte heroi i skuadrës së Kastriot Rexhepit e Ardit Bytyqit pasi me të më në fund të kaltërtit u rikthyen tek suksesi, teksa 7 Vëllezërit funksionojnë si tërësi dhe nuk mund të thuhet se ka shkëlqyer apo jo një lojtar më shumë se tjetri.

Hakmarrje apo nënshtrim tjetër rrugë nuk ka për skuadrën e Fadil Sopës që humbën finalën e Rufcit nga po i njejti kundërshtar, spektakli është i sigurt njejtë sikurse dhe argëtimi prandaj SportLajm i'u rekomandon ta ndiqni këtë ndeshje në stadium.

Formacionet e mundshme:

7 Vëllezërit: Festim Maqaj/ Mentor Mejzini, Narcis Alibegu, Korab Muharremi, Kreshnik Bahtiri (Lavdim Gashi, Valmir Sopa si rezervistë)

Europlast: Bajram Ramadani/ Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Jeton Rukovci, Getart Hyseni(Ardit Bytyqi, Eragon Gashi, Ermir Kryeziu rezervistë)

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments