Informohu në çdo moment.

Jul 3, 2019

Zabërgja 5-5 Yjet, triller i vërtet takimi i parë gjysëm-final!

Në barazim 5-5 është mbyllur takimi mes Yjeve dhe Lumit të Madh, në një takim ku shkëlqeu dhe shënoi 5 herë Dior Zabërgja i cili u tregua i pandalshëm në fazën ofanzive.

Yjet ndoshta ishin favorit i lehtë në letër por fusha tregoi krejt të kundërtën, këtu skuadra e Bajram Murturit hasi probleme tejet të mëdha dhe ishte në avantazh thuajse gjatë gjithë kohës pavarësisht që shënoi dy gola të herëshëm me anë të Agon Ramadanit e Halim Selmanajt.

Dior Zabërgja dhe Etrit Halimi tejet të disponuar për lojë e mbajtën sulmin e Lumit të Madh gjallë duke qenë gjatë tërë kohës të rrëzikshëm për Yjet, ndërsa mbrojtja e skuadrës Vushtrriase u kontrollua jashtëzakonisht mirë nga Ismet Caka i cili dha gjithqka nga vetja dhe shpeshëher edhe ndaloi goditje të rrëzikshme duke mos e kursyer as trupin e tij.

Për Yjet shënoi Agon Ramadani dy herë ndërsa nga një rrjetë e tundën edhe Selmanaj, Alaj dhe Hyseni.

Notat e lojtarëve:

Yjet                                              Lumi i Madh
1. Enis Hoxha 5.5                    1. Ardian Muzaqi 7.0
2. Korab Muharremi 5.5          2. Ismet Caka 6.5
3. Getart Hyseni 6.5                 3. Florim Sadiku 5.5
4. Ramadan Alaj 6.5                4. Riad Avdullahi 5.5
5. Halim Selmanaj 6.0             5. Etrit Halimi 7.0
6. Agon Ramadani 8.0             6. Dior Zabërgja 8.5
7. Fitim Haradinaj 5.0

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments