Informohu në çdo moment.

Jul 3, 2019

Yjet lipjanas skëlqejnë në Beguncë, fitore e thellë në finale!

Kreshnik Bahtiri, Festim Maqaj dhe Agon Llugiqi janë disa nga lojtarët lipjanas të cilët kanë krijuar emër të madh dhe famë të jashtëzakonshme kudo në futbollin Kosovar, së fundmi ata fituan turneun 2 Korriku në Beguncë në praninë e më shumë se 3000 tifozëve.

Erolli Dekor që kishte në përbërje treshën e KF Arbëria, Llugiqi, Bahtiri dhe Maqaj triumfoi 4-0 në finalen e madhe të turneut më të ndjekur në Kosovë 2 Korriku- Begunca, përveq kësaj treshe në këtë skuadër ndër të tjerë u paraqitën edhe Blendi Gashi & Behar Topalli të cilët paten rolin e tyre në triumfin e madh.

Finalen e fituan me rrezultat të thellë, aty u brohoritën emrat e Kreshnik Bahtirit e Agon Llugiqit të cilët realizuan që të dy në këtë takim, teksa tashmë e gjithë Kosova e njeh portierin Festim Maqaj i cili me këtë triumf të madh vetëm sa e konsolidoj vetën si "Numri 1" i futbollit të vogël në Kosovë, ai ishte më i merituari që skuadra arriti finalen duke kaluar 3 takime në penallti, e madje edhe në finale nuk u mposht nga skuadra kundërshtare që kishte në përbërje yje si Denis Haliti i FC Dritës e Mërgim Dervishaj.

Tani Bahtiri & Maqaj do kenë rolin e tyre në gjysëm-finalet e Ligës Total ku skuadrat e tyre Bujani dhe Magurja do kenë punë me kampionët e sezonit të rregullt në superligë e ligë të parë Mercedes Benz dhe Gzimi Market.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments