Informohu në çdo moment.

Jul 3, 2019

Mercedesi mposhtë Bujanin pavarësisht mungesave!

Mercedes Benz fitoi 4-3 kundër Bujanit & 7 Vëllezërve në një ndeshje që ishte e barabartë dhe tepër e luftuar, Mercedes ishte gjatë gjithë kohës në avantazh dhe në fund edhe fitoi pavarësisht se me rezultat të ngushtë.

Sonte, në takimin e dytë gjysëm-final të superligës në Liga Total skuadra e Xhelal Osmanit Mercedes Benz fitoi me rezultatin e ngushtë 4-3 kundër rivalëve të Bujanit, të parët shënuan skuadra e Benzave me anë të Alban Mehmetit goditja e të cilit ishte "para kohe" dhe portieri Faruk Mehmeti as nuk mundi ta përceptonte me kohë e lëre më ta priste, Bujani barazoi shpejtë rezultatin në 1-1 e më pas pati edhe raste tjera të kalonte në avantazh por dështuan të shënonin para Petrit Budakovës.

Mercedes Benz mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 falë një goli të Leonis Gashit, gol ky që edhe mund të ishte evituar nëse portieri kundërshtar do ishte në formë, e më pas për 3-1 nga gjysma e fushës shënoi Kelmendi i cili goditi më fortë nga q'portieri kundërshtar e priti.

Ndëshkimi i Mentor Mejzinit me karton të verdhë ndikoi shumë në lojë dhe u shfrytëzua mjaftë mirë nga skuadra kundërshtare të cilët fillimisht shënuan për 3-2 nëpërmjet Blendi Gashit e më pas edhe barazuan rezultatin me golin e Kreshnik Bahtirit.

Kur gjithqka mendohej se do përfundonte në barazim rrjedhi edhe goli i fitorës për Mercedesin, gol ky i cili erdhi si pasojë e një veprimi individual të "mjeshtrit" Mentor Mejzini.

Notat e lojtarëve:

Mercedes Benz                             Bujani
1. Petrit Budakova 6.5             1. Faruk Mehmeti 5.5
2. Leonis Gashi 6.0                  2. Besnik Selmani 7.0
3. Mentor Mejzini 7.0              3. Kreshnik Bahtiri 6.5
4. Alban Mehmeti 7.0              4. Lavdim Gashi 7.0
5. Kelmendi 6.0                       5. Behar Topalli 6.5
6. Mentor Bytyqi 6.5               6. Avni Ibrahimi 6.0
                                                 7. Eni Ademi 6.0
                                                 8. Blendi Gashi 6.5

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments