Ekskluzivisht për SportLajm trajneri i KF Ulpiana Megzon Visoka u prononcua rreth stëritjeve, planeve për këtë sezon si dhe asaj qfarë pret nga tifozët dhe të gjithë qytetarët lipjanas në këtë vit.
Deklarata e trajnerit që bartë seri 100% të fitoreve me Ulpianën filloi kështu: "Me stërvitjet kemi filluar nga data 1 korrik, dhe ato janë duke u zhvilluar sipas planifikinit që kemi bërë.Jam shumë i kënaqur me angazhimin, diciplinen dhe entuziazmin e të gjithë futbollistëve gjatë këtyre 4 ditëve të para", teksa më pas ai e shfrytëzoi rastin të përgëzoj të besuarit e tij për mundin që po bëjnë dhe për angazhimin pavarësisht motit të nxehtë.
"Kjo fazë është paksa e mundimshme mirpo është shumë e rëndësishme dhe përgëzoj futbollistët për punën që po bëjnë edhe perkunder temperaturave të larta që po mbretërojne keto ditë në vendin tone"- shtoi Visoka.
Rreth vazhdimit të stërvitjeve shefi i shtabit teknik të Ulpianës tha: "Ne si staf kemi bërë planifikimin e fazes përgaditore dhe pas javes se 3 kemi planifikuar që të mbajmë stërvitjet 2 hërë në ditë dhe
kështu të përgaditemi sa më mirë që është e mundur që fillimi i kampionatit të na gjejë në formën optimale".
Teksa krejt në fund të deklaratës së tij ai i'u bëri thirrje tifozëve dhe qytetit për përkrahje si dhe falenderoi kryesinë që po i qëndron gati skuadrës.
"Shpresoj dhe besoj shumë që këtë sezon edhe qytetarët e Lipjanit të jenë afër klubit dhe të kemi perkrahje te madhe nga ta sepse fundi i fundit futbolli luhet per të argëtuar shikuesit, prandaj i ftojë të gjithë që të jenë sa më afer klubit. Për fund falenderoj edhe kryesin e klubit Abedin Salihun, Fitim Arifin si dhe sekretarin Ylli Jashari të cilët po bejne nje pune të madhe qe neve të na krijojnë kushte optimale për të punuar" - tha Megzon Visoka i cili prononcimin e tij e mbylli me fjalët "Forca Ulpiana".
Për trajnerin aventura me KF Ulpianën është e para me një ekip senior, pasi ai më parë ka udhëhequr vetëm grupmoshat e reja të skuadrave si Flamurtari, Llapi, Ramiz Sadiku etj.

