Pas ndeshjeve me Flamurtarin dhe Vushtrrinë, Ulpiana do luajë sonte kundër Dritës në Gjilan teksa miqësoret nuk do ndalen pasi skuadra bardhë e kaltër do ballafaqohet gjatë javës së ardhshme dhe me skuadra të tjera ndër të cilat me shumë gjasë do të jetë Prishtina.
Një organizim i tillë nuk mbahej mend të ndodhte qysh moti nga një skuadër e ligës së parë, Ulpiana e Megzon Visokës po thyen të gjitha "tabutë" dhe po përgaditet fuqishëm për sezonin e ardhshëm duke mos u kursyer dhe duke provuar lojtarët kundër skuadrave më të forta të Superligës së Kosovës.
Deri më tani rezultatet mund të cilësohen tejet pozitive, humbja 1-0 ndaj Flamurtarit të cilët realizuan gol me anë të penalltisë e më pas edhe fitorja 2-0 në "Sami Kelmendi" përballë Vushtrrisë ku shkëlqyen lojtarët e sapo ardhur në skuadër të cilët i dhanë sinjal të qartë trajnerit nga Podujeva që janë aty për të garuar dhe do kërkojnë vend në formacion deri sa të filloj kampionati.
Sot, skuadra lipjanase ndeshet me Dritën teksa gjatë javës tjetër me shumë mundësi ditën e mërkurë ekipi simpatik i Megzon Visokës do ndeshet me gjigantët e tjerë të FC Prishtinës që ishin edhe pjesë e raundit para-kualifikues në këtë sezon të Europa Ligës.

