Informohu në çdo moment.

Jul 19, 2019

Turneu "Selatin Morina" po merr formë, 4 ekipe favorite për titull!

7 Vëllezërit dhe Rest. Centrum e nisin natën e sotme futbollistike në turneun "Selatin Morina", teksa pas tyre luajnë disa favoritë të mëdhenjë një ndër të cilët dhe Lindi Qallapek dhe Europlast 333 para se krejt në fund ti vie radha Dobrajës që do ballafaqohet me Auto Servis Getin.

Fadil Sopa dhe 7 Vëllezërit e tij do luajnë përballë Restaurant Centrum në ndeshjen hapëse të natës së sotme, Centrum dikur renditnin kupat në Lipjan rradhazi por më nuk e kanë të njejtën përbërje dhe të njejtin klas andaj favorit i madh në këtë takim do jetë skuadra Bardhë e Kuq e menagjuar nga Fadil Sopa që ka lojtarë si Mentor Mejzini, Kreshnik Bahtiri e Narcis Alibegu.

Lindi Qallapek që demoloi keq Qylagën në raundin e kaluar këtë rradhë do ndeshet me 4 Dëshmoret dhe prapë pritet të ndodhë e njejta gjë si me kundërshtarët paraprak, skuadra e Bahri Kaleshit ka me të vërtetë cilësi në skuadër dhe padyshim që shtimi i Korab Muharremit në organikë e ka bërë këtë skuadër pretendent kryesor.

Europlast 333 i Ardit Bytyqit do ndeshet me një skuadër tejet problematike si Bedri Daja të cilët kanë kaluar dy raundet e para me më shumë lehtësi se edhe vetë skuadra e Ardit Bytyqit, pavarësisht gjithqkaje të kesh në ekip lojtarë si Jeton Rukovci e Getart Hyseni dhe portjer si Bajram Ramadani të bënë favorit automatikisht.

Krejt në fund të natës së sotme Dobraja ndeshet me AutoServis Getin të cilët janë një skuadër mjaftë e rrezikshme, por Dobraja mbetet Dobrajë dhe 19 gola të shënuar në vetëm 3 ndeshje e vërtetojnë më së miri këtë gjë, Agon Llugiqi & Almir Kryeziu krijojnë një sulm të paparashikueshëm teksa Hysen Bytyqi dhe Nuhi Gashi po kombinohen mjaftë mirë me portjerin Misini për ta bërë mbrojtjen të pakalueshme.

Këto skuadra janë padyshim 4 favoritet kryesore por në garën për titull mund të befasojnë skuadra si Rent a Car Narti, NTP Tafa dhe Autoshkolla Amari.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments