Informohu në çdo moment.

Jul 18, 2019

KF Arbëria gati për merkaton, ndër të tjerë interesohet edhe për lojtarë nga Ulpiana!

KF Arbëria ka pasur humbje të shumta gjatë kësaj vere e sidomos në mbrojtje të skuadrës ku ka humbur disa nga lojtarët kryesor, teksa tani pas fillimit të përgaditjeve skuadra do kërkojë të transferojë lojtarë të rinjë.

Në vetëm 1 muaj kohë skuadra nga Dobraja humbi lojtarë të rëndësishëm si Besart Mustafa, Rilind Gërbeshi, Ardrit Miftari, Fidan Baftiri dhe Festim Maqaj, teksa deri më tani ata nuk i ka zëvendësuar ende me ndonjë lojtar të rinjë por që nga tani e tutje pritet të gjendet zëvendësim për secilin nga ta pasi qëllimet e "Stuhisë së Kuqe" janë të qëndrojë e sigurtë gjatë gjithë sezonit.

Në objektivat e klubit nga Dobraja e sidomos në objektivat e trajnerit Nuhi Bahtiri janë disa lojtarë nga rivali i qytetit KF Ulpiana, lojtarë me të cilët ai do rindërtonte skuadrën kuq e zi dhe do mbulonte vrimat e lëra mbrapa nga lojtarët e larguar.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments