Informohu në çdo moment.

Jul 18, 2019

Trajneri Bylbyl Sokoli vlerësonte Jeton Gashin si një nga më të mirët në Kosovë.

Para më shumë se tre vitesh trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli e vlerësonte ish-lojtarin e tij Jeton Gashin si një ndër sulmuesit më të mirë në Kosovë, duke e klasifikuar si "rang në vete". 

Bylbyl Sokoli ishte shumë i lumtur që gjatë periudhës së tij si trajner tek Kosova e Prishtinës pati në ekip legjendën lipjanase Jeton Gashin, për të cilin shprehej se: "Të rrallë kanë qenë sulmuesit në Kosovë të kalibrit të Jeton Gashit" e këtë koment ai e bënte në një fotografi nostalgjike që ish-lojtari i tij postonte në facebook pas fitorës në kupën e Kosovës të sezonit 2003/2004.

Gashi nën urdhërat e Bylbyl Sokolit luante dhe shënonte në gjysëm-finale të kupës kur për herë të fundit Kosova e Prishtinës fitonte diqka para se skuadra nga kryeqyteti të pësonte një rënie të lirë për të ardhur deri këtu ku është sot në ligën e dytë të Kosovës.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe Gashi ishte në perëndim të karrierës, kushedi se si Sokoli do e vlerësonte atë nëse do ta kishte në përbërje gjatë periudhës së tij të artë kur luante për Dinamo Tiranën e Lokomotivën e Sofies.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments