FC Drita ka arritur të mposhtë Ulpianën me rezultat 4-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilanasit kryen gjithë punën në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazh të thellë 3-0.
Ulpiana kthehet me këmbë në tokë duke humbur thellë në takimin me Dritën pas fitorës së para dy ditëve ndaj Vushtrrisë, për Lipjanasit nuk funksionoi asgjë në këtë takim dhe lojtarët nuk shfaqën asgjë nga vetja e tyre duke humbur kështu ndeshjen me rrezultat të thellë dhe duke shfaqur gjendje alarmante pasi vetëm para disa orëve mendohej se gjithqka në klub ishte në rregull.
Humbja ndaj ish-kampionit të Kosovës dhe njërës nga skuadrat më të forta në vend e rajon nuk është ndonjë gjë aq e madhe pasi edhe pritej por rezultati 4-0 dhe paraqitja e zbehtë e djelmoshave të Megzon Visokës duhet të analizohet dhe një herë nga ky i fundit .
Të dy trajnerët inkuadruan në lojë shumicën e lojtarëve që patën në dispozicion teksa tek Drita minuta patën edhe disa nga transferet e reja bombastike siq janë Gilberto Fortunato, Donat Hasanaj, Darko Tofiloski dhe Izair Emini.

