Informohu në çdo moment.

Jul 20, 2019

Ismail Luma thyen rekordin e ekipeve pjesmarrëse, kalon Xhavit Kozhanin!

Gjatë muajit maj të këtij viti Turneu Tradicional "Xhavit Kozhani" thyente të gjitha rekordet sa i përket numrit të ekipeve pjesëmarrëse në një turne të futbollit të vogel me 108 ekipe pjesëmarrëse sosh, por sonte në mbrëmje ky numër rekord i vendosur 2 muaj më parë do thyhet nga turneu në Kraishtë.

70 ekipe u hodhën në short mirpo 32 të tjera u paraqitën deri në natën e djeshme për ta quar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në 102, e për 24 orë nga nata e djeshme deri në atë të sotmen turneut "Ismail Luma" i'u nevoitet të paraqiten vetëm dhe 7 skuadra të tjera për të thyer rekordin e numrit të ekipeve pjesëmarrëse.

Sipas burimeve të SportLajm të afërta me turneun që po zhvillohet në fshatin Kraishtë tani më ai numër vetëm sa është përmbushur dhe sonte pritet të luhen dhe 4 ndeshje ekstra me ekipet e paraqitura nga nata e djeshme deri më tani.

Pas takimeve të sotme në Kraishtë do hidhet dhe shorti për raundin e dytë, ku pjesëmarrëse do mbeten 55 apo 56 ekipe të cilat do ndeshen mes vete për të siguruar kalimin më tutje.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments