Nga rreth 70 ekipe sa nisën garën pas 3 gjirove me ndeshje në turneun "Selatin Morina" kan mbetur vetëm dhe 10 skuadra në garë për finalen e madhe, nga këto 10 skuadra sonte pritet të ketë super ndeshje.
Bageri Company e nis natën me një ndeshje ekstra të vështirë për ta kundër favoritëve të EuroPlast 333, Bageri Company ka disa lojtarë nga Ferizaj por vështirë që ata do mjaftojnë për të mposhtur gjigantët e Ardit Bytyqit dhe Kastriot Rexhepit që në organikë kanë lojtarë të futsallit si Jeton Rukovci e Ermir Kryeziu.
Ndeshja e dytë luhet mes MobiShop Fisit dhe Prugovcit, loja pritet të jetë e paparashikueshme pasi të dy ekipet kanë pothuajse të njejtin nivel të kualitetit dhe të dyja këto ekipe shquhen për angazhimin e madh që e bëjnë gjatë ndeshjeve.
Ora 21:00 sjell një ndeshje ekstra kualitative mes vendasve të Autoshkollës Amari dhe Rent a Car Nartit që kërkon të rikthehet tek sukseset pas zhgënjimit dhe humbjës 6-0 në Kraishtë kundër Dobrajës e cila luan vetëm gjysmë ore më pas kundër Lindit Qallapek në super derbin e kësaj gjiroje, Agon Llugiqi & Almir Kryeziu do provojnë të thyejn murin e fuqishëm të Lindit Qallapek që përbëhet nga Korab Muharremi, Alban Mehmeti e Nehat Flugaj, të dyja këto skuadra kanë goldallimet më të mira në këtë turne duke triumfuar bindshëm në qdo takim andaj kjo cilësohet si një ndeshje që sduhet humbur.
Krejt në fund nga ora 22:00 duelojnë mes tyre për një pozitë në Top 5, 7 Vëllezërit e Fadil Sopës dhe Trolli Keramik e Kushtrim Trollit, Qendra Tregtare gjigante llogaritet të jetë favorit i madh në letër, por letra nuk luan në fushë dhe ekipi nga Topliçani vështirë që do dorëzohen deri në sekondën e fundit duke kërkuar të bëjnë befasinë e madhe.
Pas këtyre ndeshjeve do hidhet dhe shorti që do caktojë dy duelet gjysëm-finale si dhe skuadrën që kalon me "0" në mesin e më të mirave, nga ekipet e mbetura në garë vetëm Autoshkolla Amari ka kaluar tutje me "0" andaj vetëm ajo sdo ketë mundësi të jetë "fatlume" nëse arrin të kaloj së pari Rent a Car Nartin.

