Kryesia e Klubit Futbollistik Ulpiana ka marrë vendim që lojtarët të cilët "nxihen" duke luajtur futboll të vogël do të dënohen me gjoba të majme që shkojnë deri në 150 euro.
Garat në ligën e parë duan edhe organizim serioz, e pikërishtë kjo arsye e ka shtyrë kryesinë e KF Ulpianës që të marrin masa për futbollistët të cilët luajnë futboll të vogël dhe kryejnë qdo aktivitet tjetër pa lejen e klubit, dënimi që pason për këta futbollistë do jetë hiq më pak se 150 euro që ekuivalohet me rreth 40-50 për qind të rrogës mujore të futbollistëve.
Ky lloj vendimi sipas klubit do të parandaloj lëndimin e lojtarëve dhe do i mbajë ata të gatshëm dhe të fokusuar për tu paraqitur vetëm në ndeshjet e KF Ulpianës.

