Informohu në çdo moment.

Jul 20, 2019

Minatori fillon me përgaditjet, Faruk Statovci mbetet në drejtim!

Tani e disa ditë skuadra e Minatorit nga Magurja ka filluar stërvitjet, e me lojtarët nuk po tregohet aspak i lehtë trajneri Faruk Statovci i cili këtë sezon me qdo kusht e dëshiron kalimin në ligën e parë.

Me synime të mëdha dhe si një nga favoritët absolut në ligën e dytë ka filluar me përgaditjet për sezonin e ri skuadra e Minatorit nga Magurja, për djelmoshat e drejtuar nga ish-futbollisti i njohur Faruk Statovci synimi i këtij sezoni dihet dhe është vetëm një "kalimi në ligën e parë".

Njejtë si në gjitha ekipet e tjera edhe tek Minatori ky fillim I përgaditjeve ka të bëjë më shumë me përgaditjet kondicionale dhe trajneri Statovci nuk po I kursen aspak lojtarët e tij të cilët pritet që shumë shpejtë të rifitojnë kondicionin dhe fizikun e sezonit të kaluar.

Xehëtarët kanë humbur disa lojtarë që i kishin pjesë të formacionit por kryesia e ekipit në koordinim me trajnerin po përgaditen të zëvendësojnë të larguarit me lojtarë të rinjë që do mbulojnë zbrazëtirat e lëna në ekip.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments