Visar Bardhi dhe Milot Rexhepi rikthehen si trajner në shkollën e futbollit Ulpiana pas një viti të kaluar larg klubit.
Gjatë një njoftimi nga stafi i klubit është bërë e ditur që dyshja e trajnerëve lipjanas Milot Rexhepi dhe Visar Bardhi do rikthehen të punojnë me lojtarët e akademisë së klubit, pas një periudhe jo dhe aq të mire si trajner tek KF Lipjani.Rexhepi do jetë trajner për kategoritë U9 dhe U11 teksa ndihmës do ketë Xhafer Kaleshin ndërsa për Visar Bardhin është caktuar roli i udhëheqësit të ekipit të juniorëve apo U19, ku do ketë për detyrë të paraqitet sa më mire me këtë skuadër dhe të provojë të kaloj në superligën e juniorëve nga liga e pare ku ky klub bënë pjesë në këtë sezon.
Dy trajnerët kanë drejtuar ekipet e reja të skuadrës për vite me radhë, duke pasur suksese të shumta dhe duke prodhuar lojtarë mjaftë të mire disa nga të cilët janë pjesë e ekipit të parë e disa luajnë edhe jashtë Kosovës.

