Informohu në çdo moment.

Jul 17, 2019

Ulpiana për superligë, mposht 2-0 Vushtrrinë!

Miqësorja e sotme mes Ulpianës dhe Vushtrrisë përfundoi 2-0 në të mirë të skuadrës vendase të cilët u treguan shumë  herë më kualitativ se musafirët e Ipko Superligës.

Nga një gol për secilën pjesë shënoi sot Ulpiana në takimin kundër musafirëve Vushtrriasë, loja ishte kogja e luftuar për një takim miqësor dhe të dy trajnerët si Megzon Visoka e poashtu edhe Bekim Shotani provuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

Në pjesën e pare të dy skuadrat luajtën qetë dhe nuk pati shumë aksione, Ulpiana u tregua më efiqiente pasi në rastin e vetëm serioz që pati shënoi me anë të Albion Kurtaj i cili i'a bëri sefte me skuadrën e re, risi ishte që shiritin e kapitenit nga fillimi ishte në krahët e Shqiprim Kelmendit pasi trajneri nga Podujeva nuk vendosi të inkuadronte nga fillimi Xhafer Kaleshin.

Pjesa e dytë solli super shkëlqimin e Ulpianës, lojtarët që futeshin në lojë minutë pas minute po tregoheshin secili më i mirë se tjetri dhe bardhë e kaltërtit në këtë 45 minutësh, sulmi dhe mesfusha u treguan shumë herë më të mira dhe aty Ardi Arifi, Ardit Gashi, Drin Ymeri po tregonin veten me super angazhim e me driblime të herë pas herëshme teksa edhe në mbrojtje fillimisht Emini-Makolli e pastaj edhe Emini-Rakovica luajtën mjaftë mirë, goli i dytë i vendasve u shënua nga transferimi i ri Drin Ymeri.

Diqka qfarë prishi bukurinë e këtij takimi ishte mos funksionimi i tribunave të cilat sipas zyrtarëve të klubit sapo ishin ngjyrosur, e me ato jashtë funksionale tifozët u deshën të gjenin mënyra të tjera të futeshin në fushë e disa madje e shikonin ndeshjen nga jashtë telave.

Gjërat pozitive:

1. Paraqitja e mirë e lojtarëve që u inkuadruan nga stoli veçanërisht treshës së lartë përmendur por edhe të lojtarëve të tjerë si Xhafer Kaleshi, Gentian Emini dhe Meriton Musliu.
2. Kondicioni i shkëlqyer i lojtarëve.
3. Numri i madh i shikuesëve.
4. Inkuadrimi në lojë i të gjithë lojtarëve.

Gjërat negative:

1. Organizimi jo aq i mirë, pasi që rreth 100 shikues u detyruan të shikonin ndeshjen nga jashtë stadiumit, kur "llakerimi" i tribunave mund të kishte ndodhur në një kohë tjetër.
2. Paraqitja tejet e dobët e lojtarëve standard (Shqiprim Kelmendi, Granit Ahmeti, Mubarek Musliu, Florent Muslija)


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments