Turniri tradicional "Ismail Luma" zhvillon sonte natën e tretë të ndeshjeve.7 Vëllezërit, Salih Rexha, Swiss Team, Ximi Shpk dhe Shala Trans janë vetëm disa prej skuadrave që luajnë sonte.
G-Dedushi luan ndeshjën e pare përball Suharekës, forca e skuadrës nga Therranda nuk dihet ende prandaj askush nuk mund ta parashikoj këtë ndeshje, pas tyre luhen dhe ndeshjet: Bledi Color-Duriqi, Shala Trans-"E"risi shpk dhe Ibrahim Krasniqi(Smallusha)-Sali Rexha para se radha të vijë për 7 Vëllezërit të cilët kërkojnë që më në fund të fitojnë një ndeshje në këtë turne.
Deri më tani kalimin në raundin e dytë e kanë siguruar: Veteranët e UÇK, Ruzhdi Salihu, Shabedin Luma, NTP Tafa, Xhavit Kozhani, Arben Hyseni, Prugoci, Dobraja, Profi Metal, Rufci i Vjetër, 4 Dëshmorët, Mobishop Fisi, Rinia Sllovi, Kushtrimi, Llugaxhia, Lindi Qallapek, Vëllezërit Jashari, Palloshi Trade.


