Ekipe të fuqishme si Dobraja, Europlast 333, Lindi Qallapek por edhe të tjera si Rent a Car Narti, Eurokos Petrol e Prugovci luajnë ndeshjet e tyre sonte.
Lindi Qallapek që ka në përbërje lojtar si Alban Mehmeti, Mentor Bytyqi, Nehat Flugaj, Leonis Gashi e Korab Muharremi ndeshet nga ora 20:00 kundër të rinjëve të Qylaga Junior të cilët do mundohen të tregojnë veten dhe përballë top skuadrës lipjanase.
Rent a Car Narti pas humbjes 6-0 kundër Dobrajës në Kraishtë që i shtriu për tokë do i "përvjelë" krahët dhe do provojë të mposhtë Edonitin, kjo ndeshje fillon në ora 20:30.
Ora 21:00 është rezervuar për takimin mes Merovcve vendas dhe skuadrës Pro Fasada, këtyre dy skuadrave i buzëqeshi fati dhe tani kan një sfidë direkte mes vete për të kaluar në raundin tjeter pa u peshkuar më pare nga ekipet e mëdha.
Dobraja e Agon Llugiqit e Hysen Bytyqit zbret në fushë në ora 21:30, ku do përballen në fushë me Shokët e Driton Sopës, për Dobrajën deri më tani është duke shkëlqyer Almir Kryeziu që shënoi shumicën e golave në fitoret e thella në raundet e para.
RFC Kenell's me shumë gjasë mund të shohin fundin e aventurës së tyre nga ora 22:00 pasi kundërshtar të tyre do jenë Elektroplast 333 i Ardit Bytyqit, ekip ky që ka grumbulluar lojtarë të fuqishëm si Getart Hyseni e Ermir Kryeziu.
Ndeshja e fundit e kësaj nate do luhet në mes Eurokos Petrol dhe Prugocit në ora 22:30, dhe pritet që absolutisht të jetë sfida më e barabartë e kësaj gjiro pasi që të dy skuadrat kanë kualitet mesatar dhe nuk janë asnjëra më e mirë se tjetra.

