Informohu në çdo moment.

Jul 16, 2019

Ndeshjet e sotme në Kraishtë, kampionët kërkojnë përsëri trofeun!

Sonte, me fillim nga ora 19:00 do luhen 10 ndeshjet e radhës në turneun "Ismail Luma" në Kraishtë, në mesin e skuadrave që luajnë sot janë dhe kampionët aktual Electro Ari.

Profi Metal - Frizer Rinori forca e të cilave nuk dihet ende është sfida që hap natën e sotme të ndeshjeve në turneun tradicional "Ismail Luma" - Altini, e pas tyre radha i'u vie skuadrave të Belincit dhe Rufcit të Vjetër, takim në të cilin Belinci nuk pritet ta ketë përbërjen e përhershme pasi që "Yjet" e tyre Hasimi & Arifi kanë rinovuar kontratat e tyre me KF Ulpianën dhe nuk i'u lejohet futbolli i vogël.

Më vonë luhen dhe disa ndeshje tejet interesante siq janë ato mes Llugaxhia-Prilli '99, dhe Electro Ari - Noriku e cila ka mundësi të mos luhet fare pasi skuadra e Norikut duket se është dorëzuar menjëher pasi kanë pare shortin, lojtarë të kësaj skuadre kanË kontaktuar me menagjerin e Electro Arit duke i bërë të ditur se nuk do vijnë në këtë takim.

Orari i plotë i ndeshjeve:

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments