Nesër, me fillim nga ora 17:00 në Lipjan, skuadra e KF Ulpiana do të luaj një takim miqësor me ish-skuadrën kampione të IPKO Superligës Kosovën e Vushtrrisë, teksa të premten skuadra e Megzon Visokës udhëton në Gjilan për tu përballur me Dritën e superfuqishme.
Organizimi perfekt tek KF Ulpiana po vërehet qartë dhe me ndeshjet testuese që skuadra po zhvillon në këtë fazë përgaditore, fillimisht ekipi udhëtoi në Prishtinë ku u ballafaqua me Flamurtarin në një sfidë mjaftë pozitive ku pavarësisht humbjës së ngushtë 1-0 trajneri Visoka i'u dha mundësi të gjithë lojtarëve që të tregonin aftësitë.
Ndërsa, pas Flamurtarit do luhen edhe ndeshje me dy ish-kampionë si Vushtrria dhe Drita, ndeshjet s'priten aspak të lehta por definitivisht do jenë një shancë i mire për lojtarët që të provojnë veten kundër dy skuadrave tejet kualitative dhe të shikohet mirë dhe qartë gjendja fizike e futbollistëve para startit të ligës së parë.
Formacioni i mundëshëm për ndeshjen kundër Vushtrrisë:
Apollon Tara(p)/ Egzon Abazi, Akil Makolli, Gentian Emini, Xhafer Kaleshi/ Blendon Azemi, Emir Baftiu, Ardi Shala, Mubarek Musliu/ Albion Kurtaj, Shqiprim Kelmendi.

