Është bërë traditë që në qdo turne që luhet në Lipjan dhe rrethinë, një ndër lojët e para ta luajnë skuadra e Veteranëve të UÇK të cilët miqësisht po mundin skuadrat që kanë moshë shumë më të re se ta.
Edhe në "Ismail Lumë" Veteranët e UÇKsë nuk u mposhtën në takimin e parë, në ndeshjen hapëse të turnout ata i'a dolën që të mposhtin ekipin që barte emrin e dëshmorit "Ismail Luma" me rezultatin e pastërt 2-0.
Edhe në Rufc ata luajtën takimin e parë të turneut duke fituar po me të njejtin rezultat, teksa para 2 muajsh ish-luftëtarët mposhtnin në penallti skuadrën Mahalla Jonë nga Shala në gjiron e parë të "Xhavit Kozhanit".
Problemi i veteranëve është që në ndeshjen e dytë kanë probleme dhe nuk arrijnë të qbllokohen edhe po të kenë kundërshtar më të dobët se në sfidat e para, a do ja dalin apo jo këtë radhë ta thyejn këtë "mallkim" mbetet të shihet.

