Informohu në çdo moment.

Jul 16, 2019

KF Dobraja rikthehet fuqishëm, fitore të thella në raundin e parë!

Pas shumë kohë duke luajtur për skuadra të tjera, më në fund futbollistët nga Dobraja janë rikthyer të luajnë për fshatin e tyre dhe të mbajnë emrin që dikur e bënë kampion kudo në Kosovë në futboll të vogël.

Dy fitore të thella, fillimisht 8-1 në Rufc dhe pastaj 6-0 në Kraishtë arriti skuadra e KF Dobrajës në raundet e para të turneve "Ismail Luma" dhe "Selatin Morina" ku si kundërshtarë paten skuadrat Arjan Morina dhe "të fortit në letër por jo në fushë" Rent a Car Narti.

Agon Llugiqi, Nuhi Gashi, Hysen Bytyqi, Almir Kryeziu dhe Ylber Statovci janë parë të luajnë për skuadrën teksa në portë fillimisht është paraqitur Fidaim Misini nga Drenasi në turneun në Rufc, e pastaj Elton Breznica në Kraishtë i cili dhe zhbllokoi rezultatin me golin e tij.

Dobraja duken të frikshëm përsëri teksa sigurisht do jenë kockë e forte për të gjithë kundërshtarët e mundëshëm dhe sdo ndihen e as nuk janë fare inferior as kundër favoritëve si 7 Vëllezërit, Electro Ari, Yjet e Mercedes Arditit.

Goli i portierit Elton Breznica në turneun "Ismail Luma":



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments