Sot me datë 15 Korrik 2019 starton turneu në nder të heroit "Ismail Luma"-Altini në fshatin Kraishtë të Lipjanit, deri më tani në turnir do marrin pjesë 70 ekipe ndërsa ka ende kohë për paraqitje.
Gjithqka do filloj në ora 19:00 me një manifestim në nder të Ismail Lumës, emrin e të cilit dhe e mban turneu, ndërsa ndeshjet fillojnë nga ora 20:00.
Të parët në fushë zbresin Ismail Luma dhe Veteranët e UÇK në një ndeshje që më shumë bartë karakterin miqësor se sa atë garues, e pas këtyre dy emrave në fushë futen edhe Ruzhdi Salihu ekip ky që bartë emrin e një dëshmori tjetër, ish-kampionët e para 2 viteve përballen me Varigovcin.
Në orën 21:00 starton takimi mes Lagjës së Akllapit dhe Shabedin Lumës, ekipe këto që kanë lojtarë të rinjë në moshë, Shabedin Luma kaloi 2 raunde në sezonin e kaluar para se të eleminohej në penallti nga Pishina Lumi i Ri pavarësisht që bënë një paraqitje të shkëlqyer.
Ndeshja e katërt zhvillohet mes skuadrave Xhavit Kozhani(Burgija) - Rinia Rufc, skuadra që bartë emrin e heroit tjetër Xhavit Kozhanit parashikohet favorite për të kaluar tutje.
Ora 22:30 sjellë një ekip tejet kualitativ si Atlindi Dekor i cili nëse ka prapë të njejtën përbërje si vitin e kaluar do jenë "kockë e fortë" për të gjitha ekipet, ata sonte ndeshen me ekipin që bartë emrin Arben Hyseni.
Në ndeshjen e gjashtë duelojnë Prugoci dhe Frizer Lumi, teksa nata e gjatë mbyllet me një super derbi ku dy skuadra si Rent a Car Narti dhe Dobraja nuk kan pasur aq shumë fat në short dhe do ndeshen qysh në ditën e pare me njëra tjetrën, kjo lojë fillon nga ora 23:30.

