Informohu në çdo moment.

Jul 14, 2019

Lumi i Madh kampion, fiton finalen në sekondat e fundit!

Lumi i Madh është kampioni i ri i superligës pasi mposhti në finale Mercedes Benzin me rezultatin 4-3 duke rikthyer gjithqka në minutat e fundit.

Më mirë ndeshjën e nisën Mercedes që shënuan me anë të Mentor Mejzinit i cili shfrytëzoi gabimin e vushtrriasve në mbrojtje për të shënuar, pastaj në ndeshje u vequa vetëm Petrit Budakova i cili priti disa raste të sigurta njëra pas tjetrës.

"Të gjelbërtit" kishin iniciativën dhe arriten tek goli me anë të gjigantit Dior Zabërgja, gol ky që qmendi tifozët nga Vushtrria të cilët nuk u ndalën më deri në fund të takimit.
Lumi shënoi edhe golin e dytë, me Arbnor Shalën i cili shfrytëzoi një gabim të Mejzinit për të realizuar për 2-1, por kjo s ishte e tëra për pjesën e parë pasi Kelmendi shënoi për ti quar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Përsëri, Mercedes kaloi e para në epërsi me golin e Leonis Gashit e pastaj e mbajti këtë epërsi deri në qastet vendimtare.

Kur dukej se gjithqka po mbaronte dhe Mercedesi po shpallej kampion doli në skenë "Supermeni" Zabërgja e më pas një time-out i Ferki Osmanit ndryshoi gjithqka, kjo pauzë 1 minutëshe u shfrytzua për të marrë frymë nga lojtarët e Vushtrrias të cilët menjëher si rifilloi loja pësuan nga një super goditje e Ismet Cakës.

Deri në fund Benzat u munduan të rikthenin rezultatin por më nuk kishte kohë dhe gjithqka mbaroi me festën e tifozëve nga Vushtrria.
Notat e lojtarve: 

Mercedes Benz                                  Lumi i Madh
1. Petrit Budakova 6.5                      1. Ardian Muzaqi 6.0
2. Alban Mehmeti 6.5                       2. Ismet Caka 7.0
3. Mentor Mejzini 5.5                       3. Florim Sadiku 6.5
4. Narcis Alibegu 6.0                        4. Etrit Halimi 7.0
5. Sh. Kelmendi 5.0                          5. Arbnor Shala 9.0
6. Leonis Gashi 6.0                           6. Dior Zabërgja 8.5
7. Albion Pira 5.5
8. Mentor Bytyqi 6.0

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments