Informohu në çdo moment.

Jul 14, 2019

Arbëria mbetet pa portier, në një jave humb Maqajn dhe Miftarin!

Ardrit Miftari dhe Festim Maqaj nuk do jenë më pjesë e skuadrës së Arbërisë nga Dobraja, tani stafi duhet të hidhet fuqishëm në merkato për të kërkuar portier të tjerë që mund ta zëvendësojnë dyshen.

Para 5 ditësh portieri i grumbulluar tek Kosova U-21 Ardrit Miftari vendosi të mos e rinovonte kontratën e tij me KF Arbëria për arsye që sipas tij janë vetëm personale, ndërsa sot edhe gardiani tjetër Festim Maqaj njoftoi publikun se nuk ka nënshkruar kontratë të re me KF Arbëria pasi ai do kryej një operacion që do e mbajë larg fushave për afërsisht 6 muaj.

Maqaj & Miftari ishin dy nga lojtarët më stabil të sezonit të kaluar tek "Stuhia e Kuqe" e cila nuk pati asnjëher probleme me portën, tani udhëheqësia e ri duhet të futet fuqishëm në merkato pasi koha po shkon dhe përgaditjet duhet të fillojnë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments