Mbrojtësi Albion Pira pritet të sakrifikoj dhe të rikthehet në fushat e gjelbërta akoma pa u rikuperuar në 100% nga lëndimi që e mbanë jashtë fushave tani e disa javë, ndeshja finale është shumë e rëndësishme dhe po aq i rëndësishëm është mbrojtësi për skuadrën e Xhelal Osmanit.
Pas disa javëve pa zbritur në fushë, më në fund duket që rikthimi i Albion Pirës po vjen, lojtari që bartë fanellën e Mercedes do rikthehet sonte dhe do jetë gati për të bërë diferencën kur do jetë i nevojshëm në fushë.
Pira nuk ka luajtur në asnjërën ndeshje në playoff, teksa në sezonin e rregullt ishte një nga më të mirët tek skuadra "e hirtë" e Mercedes Benz të cilët thyen të gjitha rekordet dhe e mbyllën sezonin e rregullt pa as edhe një humbje.
Tek Mercedes Pira është menduar edhe të jetë në fushë qysh nga minuta e pare por duke marrë parasysh lëndimin e tij dhe mbetjen jashtë fushave për një kohë të gjatë është dakorduar që ai ta fillojë ndeshjen nga stoli dhe të inkuadrohet në lojë atëher kur shokët e tij do t'ia kenë me të vërtetë nevojen.

