E gjithë vemendja e shikuesëve është tek sulmuesi shtatë-lartë Dior Zabërgja, por nëse ai nuk funksionon dhe nuk arrin të bëjë diferencën atëher Etrit Halimi është gati për të rrëmbyer vëmendjen.
Mesfushori i Lumit të Madh apo thënë më mire "truri i skuadrës" dhe mesfushori kryesor i skuadrës do jetë i gatshëm sonte ta ndihmoj skuadrën e tij në finalen e madhe të Liga Total përball gjigantëve të Mercedes Benz, deri më tani ai ka qenë në hije duke u "sakrifikuar" në mënyrë që të shkëlqej sulmuesi Zabërgja por në finale ska vend për sakrifica.
Lumi i Madh nuk pati atë në takimin e pare kundër Yjeve për arsye të paditura dhe barazoi 5-5, ndërsa me të në fushë në takimin e dytë fitoi thellë duke avansuar 4-0 qysh në fillim ku ai shënoi golin e parë dhe asistoi në dy të tjerë.
Halimi do dueloj sonte me "magjistarin" Mentor Mejzini, në një ballafaqim që sipas SportLajm pritet të bëjë diferencën dhe të vendos skuadrën fitimtare.

