Data 23 Korrik shënon fillimin e turnout komunal "Diaspora" 2019, deri më tani janë paraqitur gati të gjitha ekipet teksa ndër to ka emra të fortë dhe lojtar të famshëm.
Mercedes Arditi, 7 Vëllezërit, Lindi Qallapek, Dobraja, Shkupi Futsal janë vetëm disa nga skuadrat e forta që do të marrin pjesë në turneun "Diaspora", numri i limituar i skuadrave ka ndikuar që në këtë turne të mos ketë aq shumë ekipe të dobëta që vijnë vetëm për pjesëmarrje njejtë si në turnetë e tjerë që po zhvillohen këtë verë.
Komuna e Lipjanit ka ndarë mjete dhe për "luftimin e mickonjave" duke siguruar kështu edhe shikuesit të cilët mund ti ndjekin ndeshjet për qejfin e tyre dhe pa probleme të kësaj natyre.
Me datë 22 Korrik do bëhet tërheqja e shorteve, teksa turneu do të fillojë një ditë më pas.

