Ulpiana arriti të barazoj 1-1 kundër Prishtinës, në takimin e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Flamurtarit "Xhemail Ibishi".
Bardhë e kaltërtit vazhdojnë të impresionojnë në takimet përgaditëse kundër skuadrave të IPKO Superligës, djelmoshat e drejtuar nga Megzon Visoka luajtën sot denjësisht dhe të barabartë kundër nënkampionit FC Prishtina duke arritur madje dhe një barazim 1-1.
Prishtina kaloi e para në avantazh me një gol të shënuar në pjesën e pare, teksa më pas për musafirët lipjanas realizoi gol sulmuesi Shqiprim Kelmendi, deri në fund rezultati nuk ndryshoi pavarësisht se të dy trajnerët si Josa e po ashtu dhe Visoka inkuadruan në lojë shumicën e lojtarëve.
Kështu, Ulpiana jep sinjale tek kundërshtarët e tjerë të ligës së parë që janë vërtet serioz për të arritur objektivat e vendosura nga stafi drejtues e madje ndoshta do provohet edhe më lartë se mesi i tabelës që parashikohej si synim kryesor.

