Informohu në çdo moment.

Jul 24, 2019

Arbëria mposht lehtësisht KF Lipjanin, shkëlqen Lavdim Gashi!

Para afërsisht 200 shikuesëve KF Arbëria shënoi fitore të lehtë përballë skuadrës së sapoformuar të KF Lipjanit, Lavdim Gashi shkëlqeu më së shumti në fushë teksa rezultati përfundimtar i takimit ishte 10-0.

Pjesa e parë nisi plogësht dhe nuk pati aksione të mire ndërtuara nga njëra apo tjetra skuadër teksa lufta më e madhe bëhej në mesfushë, përvoja e Arbërisë dhe mos kombinimi tek lojtarët e Lipjanit që luajtën ndeshjën e pare si skuadër vendosën rezultatin përfundimtar të kësaj pjese 4-0, ku dy gola shënoi Lavdim Gashi teksa nga një here realizuan dhe Llugiqi e Ademi.

45 minutëshi i dytë vuri në pah përgaditjen më të mirë dhe bankën rezervë të Arbërisë që ishte milje larg asaj të Lipjanit për nga kualiteti, në këtë pjesë lojë lojtarët e Arbërisë shënuan dhe 6 gola të tjerë teksa lojtarët e inkuadruar në lojë nga Jeton Gashi tek skuadra e Lipjanit gjatë kësaj pjese dolën të jenë shumica të dështuar dhe jo të gatshëm për të vazhduar tutje me skuadrën.

Tek ekipi i sapo formuar mirë luajtën Daut Dedushi, Lorik Buja, Mentor Lekaj, Elbasan Gashi dhe Agon Ismaili teksa tek kuq e zinjtë e Nuhi Bahtirit shkëlqyen Lavdim Gashi, Edmond Hyseni, Eni Ademi dhe Pleurat Dugolli që mbajti portën e pa prekur në debutimin e tij për "Stuhinë e kuqe".

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments