Informohu në çdo moment.

Jul 25, 2019

Nis turneu i juniorëve, Arbëria-Ulpiana dhurojnë spektakël!

Dje, në kompleksin sportiv "Ulpiana" ka nisur dhe turneu i të rinjëve apo thënë ndryshe kategorisë junior në kuadër të Kupës së Diasporës, dy takime u luajtën teksa e zjarrtë ishte ndeshja mes rivalëve të Arbërisë dhe Ulpianës U-17!

2-2 përfundoi ndeshja e rregullt mes të rinjëve të Ulpianës dhe atyre të Arbërisë, skuadra e drejtuar nga Ylber Statovci pati dy here avantazh brenda lojës por nuk arriti ta mbrojë deri në fund me të rinjët lipjanas që barazuan rezultatin dy herë për të siguruar penalltitë.

Në llotarinë e penaltive më të sakt u treguan "Stuhia e Kuqe" që shënuan 4 herë nga 4 gjuajtje, teksa kundërshtarët e tyre të Ulpianës gabuan në penalltinë e fundit duke humbur kështu dhe ndeshjen, loja e këtyre djelmoshave të rinjë u përcoll nga rreth 100 shikues të cilët të mërzitur nga ndeshja miqësore mes Arbërisë dhe Lipjanit paten ku të shohin futboll kualitativ.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments