Arbëria më në fund ka gjetur qetësi pasi në radhët e veta ka afruar ish-portierin e Ulpianës Pleurat Dugollin, skuadra nga Dobraja humbi dy portierët e sezonit të kaluar dhe ishte totalisht e përqëndruar në merkato për të siguruar një portier të ri.
Gjatë miqësores së djeshme kundër KF Lipjanit trajneri i KF Arbërisë Nuhi Bahtiri provoi edhe lojtarët e rinjë të afruar në skuadër, ndër të cilët ra në sy Dugolli që sezonin e kaluar e kaloi tek Ulpiana e madje edhe si zgjidhje e parë e Megzon Visokës në ndeshjet vendimtare kundër Dardanës dhe Lepencit.
Portieri i ri i ekipit Dobrajas mbajti portën të pa prekur pavarësisht disa goditjeve tejet të rrezikshme që erdhen nga lojtarët e KF Lipjanit drejtë portës së tij siq ishin rastet ballë për ballë me të që i patën Mentor Syla, Agon Ismajli dhe goditjet nga gjuajtja e lirë të Liron Tashollit e Agon Ismajlit.
Pos Dugollit, gjatë ndeshjes së djeshme tek "Stuhia e Kuqe" debutuan dhe lojtar të tjerë të rinjë si Driton Selimi dhe Edmond Hyseni.

