Megzon Visoka po eksperimenton dhe po provon alternativat për të gjetur sulmuesin e dytë që do luajë së bashku me Shqiprim Kelmendin në ofenzivë.
Formacioni 4-4-2 i Megzon Visokës ka nevojë për një sulmues të dytë që do luajë krahas Shqiprim Kelmendit gjatë sezonit të ri, Armend Misini që luajti këtë rol në sezonin e kaluar u largua për ti lënë vend lojtarëve të rinjë dhe shumë më kualitativ e më të gatshëm për ligën e parë.
Ardit Gashi, Albion Kurtaj e Drin Ymeri u afruan gjatë verës dhe që të tre po luajnë mjaftë mirë në këtë pozitë përgjatë përgaditjeve e tani skuadrës do i rikthehet edhe Rinor Hasimi që kishte probleme shëndetsore, ky i fundit pëlqehet mjaftë shumë nga Visoka që e vendoste në formacion me të arritur në Ulpianë.
Ende ka kohë për të fituar pozitën e titullarit pasi vera është e gjatë andaj të gjithë këta lojtar e madje edhe të tjerë do provojnë të sigurojnë vendin e tyre në formacion.

