Informohu në çdo moment.

Jul 26, 2019

Sonte nisë raundi i dytë në turneun komunal, këto ndeshje sduhet të humben në asnjë mënyrë!

Pas tre netëve me futbollin e raundit të parë, sonte dhe nesër do ndezet fusha në kompleksin "Ulpiana" pasi aty do zbresin disa nga skuadrat më të mira të qytetit dhe jo vetëm.

Nga ndeshjet e sotme ato që i'u rekomandojmë të mos i humbisni asesi janë:

E Premte (19:30) - Magurja vs Dobraja Junior - kjo ndeshje mes dy skuadrave që kanë lojtarë në moshë të re por dhe kualitativ hap raundin e dytë të ndeshjeve, në ndeshjen e parë Magurja fitoi pa lojë teksa Dobraja Junior mposhti Electrotechin duke treguar që do jenë të vështirë për tu mposhtur.

E Premte (21:30) - Europlast 333 vs Gadimja Eperme - Ramadan Alaj, Halim Selmanaj e Jeton Rukovci zbresin në fushë në mes dhe të shumë yjeve të tjerë për tu përballur me Gadimen e Epërme të cilët do provojnë të tregojnë vetën kundër super-yjeve kosovar të futsallit.

E Premte (22:30) - Lindi Qallapek vs Pjetërshtica - Ndeshja e parafundit e natës së sotme është ajo mes skuadrave Lindi Qallapek dhe Pjetërshtica, skuadra e Bahri Kaleshit ka në organikë lojtarë me shumë përvojë e që për më tepër kërkojnë të rikthehen në maje pas disa ndeshjeve të humbura rradhazi, teksa Pjetërshtica mbështetet totalisht në cilësit individuale të Jetmir Gashit "Pinxhës" dhe të portjerit të tyre Gentrit Gashit.

E Premte (23:00) - Gafurr Hyseni vs Authority - Takimi i fundit i natës por jo më pak i rëndësishmi është ai mes Gafurr Hysenit të Flakrim Bytyqit e Arbnor Hysenit dhe Authorityt që ka lojtar të rinjë e dinamik që udhëhiqen nga Valtrim Shalaj me plotë përvojë në vijën e fundit të mbrojtjes, të dy këto skuadra zhgënjyen në takimet e para duke fituar vetëm në penallti teksa sonte do jetë nata ku njëra apo tjetra do tregojë se janë në gjendje të fitojnë kundër qdo kujt.

Nga ndeshjet e natës së nesërme SportLajm i'u sugjeron këto sfida: 

E Shtunë (19:30) - Termo Labi - Haverat,
E Shtunë (21:00) - Shala Trans - 7 Vëllezërit,
E Shtunë (21:30) - Dobraja - Alfa.I & Al-Trade,
E Shtunë (23:00) - Besim Sopa - Centrum

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments