Informohu në çdo moment.

Jul 27, 2019

Minatori me ndeshje përgaditore kundër skuadrës nga Superliga!

Sot, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin e qytetit në Ferizaj takohen KF Ferizaj dhe KF Minatori në një duel miqësor që pritet të jetë një test interesant për skuadrën e Faruk Statovcit.

Minatori ka gati dy javë që ka filluar me përgaditjet për sezonin e ri që skuadrën e gjenë si një nga favoritët absolut në ligën e dytë së bashku me Lepencin dhe Bashkimin nga Koretini.

Sot, "Xehëtarët" do provojnë vetën përballë një skuadre të fortë të IPKO Superligës si KF Ferizaj e cila futet në këtë sezon me pretendime tejet të larta dhe do kërkoj të arrijë europën, andaj me të drejtë kjo ndeshje përgaditëse mund të cilësohet si "miqësore luksi" për skuadrën nga Magurja.

Ekipi i drejtuar nga Faruk Statovci me pak fat do ishte tashmë në ligën e parë por në ndeshjet ku më së shumti i'u nevojit fitorja përballë rivalëve direkt si Ulpiana dhe Dardana mungesa e përvojës tek skuadra që ka një moshë mesatare shumë të re doli në pah dhe liga e parë nuk u arrit në sezonin e kaluar.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments