Finalja e turnirit tradicional "Ismail Luma" do luhet mes Profil Metal nga Suhareka dhe Rinisë Sllovi, këto dy skuadra arritën në finale nga 108 ekipe pjesmarrëse sa ishin në total.
Të gjithë mendonin 7 Vëllezërit, Dobrajën, Lindi Qallapek, Erdonitin e të tjera ekipe si favorite, por në fund nuk doli siq ata menduan, Profil Metali me yll kryesor Ylli Mazrekun arriti të mposhtë në qerek-finale me rikthim 7 Vëllezërit e pastaj në gjysëm-finale demoloi 7-0 Llugaxhinë për të arritur tek finalja e madhe ku do luajnë kundër Rinia Sllovi të Avni Ibrahimit e Dardan Ismajlit që kaluan lehtë Prugocin dhe Reçakun me rezultatet 2-0 dhe 5-1.
Akoma nuk është e ditur data dhe koha se kur do luhet kjo ndeshje, por pritet të jetë një finale fantastike dhe e barabartë duke ditur kualitetin e të dy skuadrave që ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën.

