Informohu në çdo moment.

Jul 28, 2019

Rufci pushtohet nga yjet, Europlast333 dhe 7 Vëllezërit luajnë finalen në "Selatin Morina"!

7 Vëllezërit dhe Europlast333 luajnë në finalen e madhe të turnirit tradicional "Selatin Morina" në fshatin Rufc i Vjetër, ndeshja luhet të mërkurën me 31 Korrik nga ora 21:00!

Qyteti i Lipjanit ka tani e disa kohë që nuk ka parë një finale të tillë, në turnet e ndryshëm gjithmonë ka ndodhur të ketë befasi por kësaj here ishte krejtësisht e kundërta dhe dy ekipet të cilat ishin favorite për ti shkuar deri në fund garës në turnirin në Rufc të Vjetër arritën aty pa pasur asnjë problem rrugës.

Të dyja ekipet vijnë me disa dështime rradhazi dhe vetëm fitorja në këtë finale të madhe do i'u ndihmonte atyre që të rikthenin reputacionin e humbur, nga njëra anë qëndrojnë Ardit Bytyqi dhe Kastriot Rexhepi me "Super Yjet" Ramadan Alaj e Halim Selmanaj ndërsa në taborin tjetër Fadil Sopa beson fuqishëm në katërshen e tij që përbëhet nga Kreshnik Bahtiri, Lavdim Gashi, Narcis Alibegu dhe Mentor Mejzini.

Pos lojtarëve që luajnë në fush, rol të madh në ketë finale pritet të kenë dhe portierët Bajram Ramadani dhe Festim Maqaj të cilët janë ekstra kualitativ dhe me shumë gjasë dy nga më të mirët e futbollit të vogël në Kosovë.

Kjo ndeshje me shumë mundësi do jetë tejet e luftuar dhe e ngushtë pasi të dy ekipet si Europlast po ashtu dhe 7 Vëllezërit janë "Guri" të forta dhe kanë teper kualitet, andaj SportLajm e cilëson këtë ndeshje si një nga ato që sduhen humbur asesi.

Formacionet e mundshme: 

7 Vëllezërit: Festim Maqaj, Mentor Mejzini, Narcis Alibegu, Lavdim Gashi, Kreshnik Bahtiri

Europlast333: Bajram Ramadani, Jeton Rukovci, Ermir Kryeziu, Ramadan Alaj, Halim Selmanaj

Gjyqtarë të këtij takimi do jenë dyshja Alban Zejnullahu & Milot Rexhepi, të cilët kanë ndarë shumë mirë drejtësinë dhe në ndeshjet e tjera të këtij turneu.
KLIKO KUDO NË FAQE PËR TË FITUAR!

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments